Ditën e djeshme George Soros foli për një shpërbërje të Bashkimit Europian duke dhënë edhe arsyen përse kjo do të ndodhë.

“Elitat evropiane u vodhën demokracinë popujve dhe ndaj ka një ndjenjë rebelimi kundrejt partive të mëdha tradicionale”, ka thënë ai.

Por Soros ka folur edhe për Trumpin.

Ai e ka cilësuar si një njeri që aspiron të shndërrohet në diktator.

“Shpërbërja në Europë nisi me Brexit, vijoi me zgjedhjen e Trump në Amerikë dhe vazhdoi me referendumin në Itali. Demokracia është në krizë të thellë. Edhe në SHBA, majën e demokracisë në botë, kanë zgjedhur një artist të mashtrimit dhe aspirant për diktator si president. Kabineti i tij ka në përbërje ekstremistë dhe gjeneralë në pension”, ka thënë Soros.

Ai sulmoi dhe Merkelin duke thënë se mendon vetëm për Gjermaninë duke futur në krizë të thellë pjesën tjetër të Europës, siç ndodhir me Greqinë