Ish-lojtari i ekipeve të tilla si PSG, Milan, ku fitoi një “Top të Artë”, Chelsea…, është zgjedhur president i Liberisë.

Fjala është për sulmuesi legjendar liberian, George Weah, i cili ka kandiduar dhe i ka fituar zgjedhjet presidenciale në vendin e tij.

Futbollisti i pensionuar iu kthye rolit të politikanit, duke kapur majën e pushtetit në vendin ku ka lindur.

“Lojtari Botëror i Vitit 1995” i FIFA-s dhe fituesi i “Topit të Artë” do të pasojë në detyrën e lartë presidentin Ellen Johnson Sirleaf.

Ish-lojtari i Chelsea dhe Manchester City ishte tri herë fitues i çmimit të “Futbollistit Afrikan të Vitit”.

Futbollistë të tjerë, që janë përfshirë në politikë, janë edhe emra si Pelé dhe Zico, të cilët kanë shërbyer si ministra të sportit brazilian. /telesport/