Hyrja eventuale e Aleancës për Shqiptarët në qeveri është sukses i plotë për BDI-në, sepse largon një parti të rëndësishme opozitare nga arena politike, është mendimi i politologut Gordan Georgiev, të cilin e ka shprehur në edicionin e sotëm “Win-Win”. të televizionit Telma.
“Ju e vendosni si partner të vogël në qeveri dhe praktikisht i’a shpërfytyroni identitetin e saj, gjë që është problem, sidomos kur jeni në pushtet për një kohë të gjatë dhe keni një opozitë që pretendon se ju zëvendëson. Kemi një situatë absurde në të cilën partia , e cila ngelet e vetmja sot në opozitë ishte në listat e përbashkëta me LSDM-në në zgjedhjet e fundit, dhe BDI-ja me siguri këtu do ta bëjë fjalën. Aleanca do të shënojë në një afat të shkurtër. Ata do të shkojnë me sloganin “Për Maqedoninë evropiane” etj., thotë Georgiev
Sipas tij, tentimi për mbledhjen e një numri të mjaftueshëm deputetësh për amendamentet kushtetuese dhe ky lloj provokimi ndaj VMRO-DPMNE-së, në kuptimin “ja ku jemi 72, 73, 74, 75, na duhen edhe pesë”. Vajtimet e vazhdueshme në publik se “do t’i gjejmë, ka deputetë pro-evropianë në VMRO-DPMNE”, nuk do ta kryejë punën.
“Teza ime është se pa të gjithë VMRO-DPMNE-në në bord nuk do të mund të bëjmë ndryshimet kushtetuese. Dhe jo vetëm që nuk mund t’i bëjmë, por as nuk duhet t’i bëjmë”, theksoi Georgiev.