Profesoresha universitare pranë institutit për siguri në fakultetin filozofik, Lidia Georgieva në sesionin e parë të shkollës për lider të rinjë, “Peace Forum Dialogue”, foli për marrëveshjen e Ohrit dhe jetëgjatësinë e tij.

Georgieva tha se duhet tu jepen mirënjohje atyre që implementuan këtë marrëveshje që solli paqen në vendin tonë.

“Duhet tu jepet mirënjohje “aktorëve” që realizuan, implementuan Marrëveshjen e Ohrit”, tha shkurtimisht Georgieva e cila shtoi se duhet kërkuar zgjidhje sa më të mira.

Pohoi se jetëgjatësia e Marrëveshjes së Ohrit është dëshmi që është një zgjidhje e mirë.

“Kemi marrëveshje që zgjasin vetëm një mauj, ajo është marrëveshje e keqe”, tha mes tjerash Georgieva.