Ljubço Georgievski, kryetari i parë i VMRO-DPMNE-së, në rrjetet sociale ka mbështetur dhe ka dhënë miratimin për zgjedhjen e Hristijan Mickoskit, liderit të ri të partisë opozitare, duke vlerësuar se ai ishte kandidati më i përshtatshëm nga të gjithë ata që kandidonin, përcjell Fol.

“Hristijan Mickoski nga të gjithë emrat që ishin kandidatë për kryetar të VMRO-DPMNE-së është më i pakomprementuari, i paprekur nga skandalet, më energjik dhe përfundimisht më i harmonizuar. Hristijan ka shansë për të lënë vulën e tij në VMRO. Duhet t’i jepet një shans…”, shkruan Georgievski.

Ljubço Georgievski në vitin 2003 i dha dorëheqjen nga VMRO-DPMNE-ja si kryetar dhe i mbështetjen e tij Nikolla Gruevskit me të cilin kishte bashkëpunim të ngushtë dhe marrëdhënie miqësore, por më vonë u bë kundërshtar politikë. /Fol/