Ish kryeministri i Maqedonisë njëherësh dhe lideri i OBRM-Popullore, Ljupço Georgievski, në një reagim të tijin për situatën politike në Maqedoni, ka thënë se Ivanov e ka shkelur 2 herë deri më tani Kushtetutën, dhe se me këtë po rrezikon që ta izolojë ndërkombëtarisht vendin e tij.

Ivanov po rrezikon izolimin ndërkombëtarisht të Maqedonisë, të ndezë ndjenjat etnike dhe ta shkatërrojë demokracinë. OBRM-PDUKM-ja nuk duhet t’i prishë të gjitha urat lidhëse me partitë politike shqiptare pasi Ivanov nuk mund të luajë me stabilitetin e vendit”, ka thënë Georgievski.

Lidhur me Deklaratën Shqiptare, Georgievski ka thënë se kjo deklaratë e mohon Marrëveshjen e Ohrit, që sipas tij tashmë është e mbyllur, duke shtuar se LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja e legjitimuan Deklaratën, duke diskutuar për të dhe duke mos e refuzuar.