“Pushteti aktual i ka strukturat e saj në MPB, biznes, gjyqësor, media”, thotë për “DW”, lideri i VMRO-Popullore dhe ish kryeministri, Lubço Georgievski.

Në këtë situatë, sipas tij, ndryshimet nuk do të jenë as të lehta, por as të shpejta.

Ish bashkëpartiakët e Nikolla Gruevskit, ndërkaq tani liderë të partive oponentë – Lupço Georgievski, Lube Boshkovski dhe Stojançe Angellov, nga jave e ardhshme do të fillojnë me aktivitetet për përgatitje për zgjedhje lokale. Takimi i djeshëm i tre liderëve ka shkaktuar vëmendje të madhe, duke e pasur parasysh se është mbajtur në kohën kur ish partia e tyre VMRO-DPMNE është përpara tundjeve dhe nevojës për reforma të brendshme, kështu që shumë persona e interpretojnë si fillim të ofensivat për transferim të anëtarësisë e cila është e dëshpëruar nga Gruevski në radhët e koalicionit “VMRO për Maqedoninë”.

Georgievski, thotë se nuk do të jetë qëllimi i tyre.

“Biseduam për përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme lokale, kurdo që të mbahen ata. Deshëm që të japim impuls të ri në opinion për aktivitetet e ardhshme. Ne ngelim bartës të idejave burimore të VMRO-së, opinioni edhe më tej do të na njohë, koalicioni është i hapur për të gjithë ata që i respektojnë ato ideja”, tha Georgievski.

Georgievski nuk do që ta komentojë gjendjen e brendshme të VMRO-DPMNE-së, megjithatë i vlerëson si të gabuara hapat e saj në periudhën e kaluar.