Fushata e deritanishme politike nuk nxori në shesh çështjet prioritare të qytetarëve, pasi partitë politike vazhdojnë të luajnë me kartën e nacionalizmit por jo me ofertat kyçe për zgjidhjen e nevojave elementare të qytetarë. Kështu vlerësojnë analisti Sefer Tahiri dhe gazetari Branko Gerovski, duke komentuar fushatën e deritanishme të partive politike. Madje, sipas gazetarit Gerovski, befasitë kyçe tek do të pasojnë. Ai potencon se në ditët në vijim do të ketë befasi në aspeket të pubikimit të bombave të reja, të cilat do të zbulojnë njohuri më të reja të cilat në mënyrë më dramatike do ta ndryshojnë perceptimin e njerëzve për atë se sa vlen njëra palë ose sa vlen pala tjetër.

“E flas atë që e dëgjoj në koloare, por gjithashtu duhet të dihet se në parim kartat janë të ndara, se njerëzit janë përcaktuar se për kë do të votojnë dhe a do të votojnë, dhe nëse planifikohen befasi dramatike atëherë ata me të vërtetë duhet të shkaktojnë një nxitje të madhe, që do të thonë nëse presim bomba, të shprehem në këtë mënyrë, atëherë ato duhet të jenë siç thonë, bomba nukleare, me forcë të madhe shkatërruese që tërësisht ta ndryshojnë fotografinë e disa politikanëve në garën zgjedhore”, ka deklaruar gazetari Branko Gerovski.

Gazetari Branko Gerovski thotë se ende nuk e dinë nëse ka arsenal të këtillë në të dy palët gjë e cila pritet të kuptohet ditët në vijim. Ndërsa, analisti politik Sefer Tahiri deklaron se në pjesën e parë të fushatës, partitë politike nuk e kanë vendosur fokusin tek temat prioritare siç janë zhvillimi ekonomik, ulja e papunësisë, arsim dhe shëndetësia cilësore. Tahiri nënvizon se partitië manipulojnë me interesat kolektive.

“Konsideroj se kjo fushatë ka dëshmuar edhe një herë se partitë politike vazhdojnë të manipulojnë me interesat kolektiove apo në anën tjetër vazhdojnë të manipulojnë me psikologjinë e masës, tentojnë që përmes folklorit, përmes etnonacionalizmit të arrijnë deri tek votuesit të marrin votën, kjo është vërejtur edhe tek partitë në pushtet, vërehet nga ikonografia e përdorur dhe nga gjithë aspekti i përdorimit të simboleve kombëtare, të himnit kombëtar e kështu me radhë”, tha Sefer Tahiri, gazetar.

Tahiri vlerëson se në anën tjetër partitë opozitare, politikës folklorike dhe etnonacionaliste të partive në pushtet, u janë përgjigjur në të njëjtën mënyrë./SHENJA/