Dy reperët e njohur Getinjo dhe Mozzik kanë treguar nëpër intervista se kanë një lidhje shumë të ngushtë me njëri-tjetrin.

Ka disa vite që ata i janë futur së bashku rrugës së muzikës, dhe kanë krijuar me mijëra fansa gjithandej.

Duke qenë dy vëllezër të vetëm, natyrisht që edhe kronfontimet midis tyre nganjëherë janë të pranishme, por nuk është se kemi patur rastin t’i shohim ndonjëherë në një situatë të tillë.

Por, së fundmi ka qenë vëllai i madh Getinjo ai i cili ka publikuar një video në Instagram Story, ku shihet teksa gjuan me shuplakë të vogël vëllaun tjetër Mozzik.

Këtë gjë ai e ka bërë për shaka, sepse sigurisht ata ruajnë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, dhe asnjëherë nuk janë gjendur në situata të ashpra. /Telegrafi/