Këngëtari Mehdin Përgjegjaj ka ndarë me fansat lajmin e gëzueshëm mëngjesin e ditës së sotme.
 

Ai është bërë baba për herë të katërt, Luljeta solli në jetë djalin e tretë në një nga spitalet e Gjermanisë.

Përmes një fotografie të publikuar pak minuta pas lindjes së fëmijës, Meda e bëri të ditur këtë lajm duke shkruar “Mir se erdhe Engjulli i Babit?”.

Medën e uruan për djalin edhe fansat e tij me fjalët më të mira, e neve nuk na mbetet tjetër vetëm të themi: Me jetë të gjatë!