Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955.

Ai është një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Adem Jashari ishte kryekomandanti i UÇK-së, poashtu, njofton Klan Kosova.

Së bashku me të vëllain e tij Hamzën, Ademi ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe.

Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Jashari heroikisht ra së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij.

Ky është rast unikat në historinë e luftërave.

Ai mban titullin “Komandanti Legjendar i UÇK-së”.

Titulli “Hero i Kosovës” iu dha atij në vitin 2008 nga Kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sot më 28 nëntorin e 2016-ës, Komandanti Legjendar Adem Jashari, do të gëzonte ditëlindjen e 61-të, njofton Klan Kosova.