Në aksin rrugorë Tetovë-Jazhincë, saktësisht në Leshkë ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku janë lënduar gjashtë pesona, tre prej të cilëve rëndë.

Sipas zëdhënësit të MPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski, aksidenti ka ndodhur në ora 16, me ç’rast janë përplasur dy automjete, MBW dhe Shevrolet.

Të lënduarit janë sjellur në spitalin e Tetovës. Policia punon në ndriçimin e plotë të rastit.