Ekzistojnë hulumtime të caktuara të cilat tregojnë se ajri i ndotur, gjegjësisht grimcat PM-10, më shpejtë dhe më larg e shpërndajnë koronavirusin. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për TV24, duke thënë se pikërisht për këtë arsye, do të rekomandojnë mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të hapura me qëllim që ata të mbrohen nga ajri i ndotur dhe ftohjet.

“Do të vlerësojmë nëse mbajtja e maskave duhet të rekomandohet më vonë në muajt e vjeshtës dhe të dimrit me qëllim që njerëzit të mbrohen nga ftohjet por edhe nga ajri i ndotur, për shkak ka disa publikime që tregojnë se me grimcat PM, virusi shkon më larg më shumë se një metër e gjysmë deri në dy”, ka thënë Filipçe. /SHENJA/