Gjatë ditës së nesërme, e cila është shpallur ditë jopune, sipas orarit të zakonshëm të punës për të dielat dhe festat, do të funksionojnë ordinancat kujdestare për kujdesin shëndetësor në ndërrimin e tretë, në poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Çento, Shuto Orizarë, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar, informojnë nga Qendra Shëndetësore-Shkup.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, Shërbimi për ndihmë urgjente mjekësore me mjekim shtëpiak do të kujdeset për shëndetin e qytetarëve gjatë 24 orëve, dhe njësia e vizitës në shtëpi do të funksionojë me orar normal të punës.