Në ditën e heshtjes zgjedhore, propaganda partiake dhe loja për të fituar më shumë vota në zgjedhje, do të kulminojnë në rrjetet sociale, ku rregullimi ligjor është minimal ose nuk ekziston fare.

Në kohën e heshtjes zgjedhore, në të gjitha mediumet ndalohen reklamat politike dhe të partive, pasi kjo konsiderohet si hapësirë ku qytetarët duhet të lejohen dhe të marrin vendim se për kë do të votojnë.

Mirëpo këto rregulla nuk vlejnë për mediat sociale, ndërsa është e paqartë nëse vlejnë për portalet, të cilët në Ligjin për media nuk kanë rregullore të ashpër, ku kërkohet vetëm regjistrimi i tyre.

Sipas njohesve të mediave digjitale, është e pamundur që heshtja zgjedhore të mos thyhet nga ana e këtyre mediave, shkruan Telegrafi transmeton fol.mk