Një person ka humbur jetën dhe 22 janë lënduar, njëri prej të cilëve më rëndë, është bilanci nga gjithsej 25-të aksidentet që kanë ndodhur në rajonin e Shkupit gjatë fundjavës. Në 14 aksidente është shkaktuar dëm material.

Sipas raportit të SPB Shkup, gjatë fundjavës 116 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe sesa e lejuara, 35 shoferë janë shkyçur nga komunikacioni të cilët e kanë drejtuar automjetin para se të fitojnë drejtën e patent shoferit, tetë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe katër shoferë fillestarë.

Nga trafiku janë shkyçur edhe 25 automjete të paregjistruara dhe një automjet me probleme teknike.

Policia rrugore i ka dënuar 145 automjete pasi kanë qenë të parkuara në mënyrë jo të rregullt, ndërsa “karrotreci” ka larguar 141 automjete.

Në udhëkryqi në dritë të kuqe kanë kaluar 11 shoferë, dy nuk u kanë dhënë përparësi kalimtarëve, ndërsa pesë janë rreshtuar në mënyrë të gabuar.