Psikologja Amy Cuddy nga Harvardi ka zbuluar një metodë që sipas saj duhet të praktikohet, sapo të jeni zgjuar në mëngjes, shkruan BusinessInsider, transmeton Klan Kosova.
Ajo do të bëjë të ndjeheni më mirë, edhe pasi të jeni zgjuar por edhe për tërë ditën.
Praktikojeni para se t’i hidhni këmbët në dysheme. Bëni zgjatje.
“Zgjateni trupin tuaj sa më shumë që të mundeni në shtratin tuaj”, thotë ajo.
Teoria që qëndron prapa kësaj quhet “Fuqia çoroditëse”.
Një zgjatje në mëngjes sipas Suddy do të ju bëjë të mendoni se jeni një person me vetëbesim, dhe kjo i tregon trurit dhe trupit tuaj se vërtetë jeni të tillë.
“Kur ju pretendoni të jeni të fuqishëm, ju jeni më të prirur që ta ndjeni këtë fuqi”, shton Cuddy.
E sipas saj, efekt negativ ka nëse flini në pozicionin e fetusit (foshnjës në barkun e nënës).