Policia meksikane ka zbuluar disa varre masive ne Veracruz, në të cilat janë varrosur rreth 242 trupa fëmijësh. Sipas autoriteteve, mësohet se trupat u gjetën në një periudhë 6 mujore kërkimesh të ndërmarrë me iniciativën e të afërmve të disa fëmijëve të cilët rezultonin të zhdukur.

Pas gërmimeve raportohet se janë gjetur rreth 124 varre dhe 242 kafka.

Thuhet se në varre masive kanë gjetur edhe veshje të viktimave që besohet se janë veshje të fëmijëve të qytetit.