Avioni Boeing 737 me 62 persona në bord u ‘rrëzua” pas ngritjes nga Indonezia dhe u zhduk nga radari – ndërsa ekipet e shpëtimit gjetën mbeturinat në oqean.
Aeroplani i Sriwijaya Air u ngrit nga Xhakarta dhe po i drejtohej Pontianak, kur humbi kontaktet me dhomën e kontrollit.
Avioni besohet se ka rënë 10,000 metra në më pak se 60 sekonda vetëm katër minuta pasi u ngrit.
Frika është rritur se janë zhdukur 62 persona që ndodheshin në aeroplan, duke përfshirë 56 pasagjerë, si dhe dy pilotë dhe katër ekuipazhe të kabinës.
Koha e zakonshme e fluturimit është rreth 90 minuta mbi Detin Java midis Xhakartës dhe Kalimantan, pjesa indoneziane e ishullit Borneo.
Por katër minuta pasi u ngrit, avioni Boeing B737-500 u zhyt afër 11,000 metra në më pak se 60 sekonda, dhe u pa në një lartësi prej 250 metra përpara se të zhdukej.
Nga 62 personat në aeroplanin 26-vjeçar, duke përfshirë 56 pasagjerë – shtatë prej të cilëve janë fëmijë dhe tre foshnje – si dhe dy pilotë dhe katër ekuipazhe të kabinës, nuk ka ende asnjë gjurmë.
Dhe familjet tani kanë frikë nga më e keqja pasi ekipet e shpëtimit në kërkim të avionit thonë se kanë zbuluar mbeturina të dyshuara në oqeanin në veri të kryeqytetit