Një grua është gjetur e gjallë pas më shumë se dy javësh e zhdukur në Maui të Hawaiit.

Amanda Eller, 35 vjeçe është parë së fundmi me 8 maj, transmeton portali arbresh.info.

Familjarë dhe miq nisën një përpjekje për ta kërkuar dhe madje ofruan para për kthimin e saj të sigurtë.

Eller është gjetur të premten duke i bërë me dorë helikopterit të shpëtimit.

Raportimet thonë se ajo është humbur dhe lënduar gjersa po ngjitej në një mal në këtë zonë.

Fotografitë e tregojnë atë të lënduar lehtë dhe të baltosur, mirëpo duke buzëqeshur pasi u gjet.

Sipas mediave lokale ajo ka humbur peshë, por mund të ketë mbetur gjallë duke u ushqyer me manaferra dhe burime lokale të ujit.