Në trupin e një fëmije të moshës 5-vjeçare janë gjetur substanca kokaine. Kjo ngjarje ka ndodhur në Qipro.

Rasti u zbulua nga një laborant, i cili pas disa analizave që u bëri fëmijëve të një çifti zbuloi se në gjakun e 5-vjeçarit kishte substanca kokaine.

Ai fillimisht u bëri thirrje prindërve të paraqisnin një ankesë në Polici, gjë që të cilën ata nuk e bënë.

Por rasti në fjalë nuk i shpëtoi policisë, e cila pasi u informua se në trupin e të miturin është gjetur lëndë narkotike, ka ndaluar të atin e këtij të fundit.

Ndërsa nëna e tij është shpallur në kërkim.