Një person pa shenja jete është gjetur sonte në fshatin Mramor të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 18:10 Policia ne Prishtinë ka pranuar një informate lidhur me një vdekje te dyshimtë. Menjëherë njësitet policore kane dale ne lokacion, janë informuar edhe ekipet e nevojshme emergjente, nga kompetentet shëndetësore është konfirmuar vdekja e personit, përderisa veprime tjera policore lidhur me rastin janë ne proces”, ka thënë Hoxha.