Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në akset rrugore ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.