Kryetari i UNITETIT, Gjeneral Gëzim Ostreni sonte nga Kërçova, ish bastioni i Ali Ahmetit, ka goditur fuqishëm këtë të fundit, duke aluduar në deklaratën e Ahmetit se do të tërhiqet nga kreu i BDI-së kur të integrohet vendi në NATO, shkruan Fakte.

“Nëse NATO pret që këta funksionarë na integrojnë neve në të, do të prishet Aleanca derisa kjo të ndodhë, me keta funksionarë” – ka deklaruar Gjeneral Ostreni.

Ai gjithashtu nga Kërçova ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që sa më masovikisht dalin në votime dhe përkrahin Aleancën për Shqiptarët, pasi që kjo është i vetmi opsion që do të sjellë ndryshime në shoqërinë tonë.