Punonjësit e kanalizimeve në Angli kanë treguar gjërat më të pazakonta që janë hedhur në guaskat e tualeteve, që ndikojnë në bllokimet e shpeshta.

Këto objekte po studiohen nga hulumtuesit, në përpjekje që të punohet në shmangien e hedhjes së tyre, si dhe formën se si do të lëviznin nëse përfundojnë në gypa të kanalizimit, transmeton Telegrafi.

“Letrat higjienike dhe produktet kozmetike, janë bllokuesit më të mëdhenj të kanalizimeve. Shumë shpesh gjenden edhe telefona”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Ka pasur një rast që është gjetur një gjarpër i gjallë, i cili ka ngordhur para se të dërgohet te veterineri, ndërsa një bretkosë është hedhur sërish në lumë.