Kujdesi qe duhet t’ia bëni gjinjve tuaj është i veçantë ngaqë përbëjnë një pjesë të ndjeshme të trupit.

E kur jemi tek kujdesi për ta, janë disa gjëra të cilat asnjëherë nuk duhet që ti bëni sepse i bëni dëm atyre, transmeton Indeksonline.

Më poshtë janë disa nga to:

Përdorimi i ngjitësve për ngritje ose fiksim të gjoksit: Këta ngjitës janë të dëmshëm sado qe mund të bëjnë që gjoksi juaj të qëndrojë në pozitën e dëshiruar. Ata mund ti shkaktojnë iritim lëkurës madje mund të shfaqet edhe ndonjë alergji.

Botoksi: Injektimi i botoksit në gjoks për ta bërë atë të duket më i madh përveç qe pas një kohe e humb efektin, ai gjithashtu mund të ju shkaktojë probleme serioz në gjinjtë tuaj.

Depilimi i qimeve: Heqja e qimeve përreth gjinjve me duke i depiluar mund të shkaktojë iritim dhe rritje të brendshme të qimeve. Është mirë që të mos i prekni fare ato ose thjeshtë vetëm ti shkurtoni me ndonjë metodë tjetër që nuk është e dëmshme.

Shpimi i majave të gjinjve: Absolutisht nuk është pjesa e duhur për të vendosur vëth ngaqë shpimi i majave të gjinjve  mund të dëmtojë edhe prodhimin qumështit të gjirit.