Pavarësisht moshës dhe eksperiencave që keni krijuar, ekziston gjithmonë një gjë e cila vazhdon ”t’ju trembë” njëlloj si 5 a 10 vite të shkuara: takimi i parë.

Nuk dini ç’të vishni, ju kap paniku dhe vendosni të shpikni një justifikim idiot si p.sh ”kam dhembje barku ose thjesht mblidhni veten dhe arrini të shkoni në barin, restorantin ose parkun ku keni lënë takim.

Të pasigurtë se çfarë duhet të bëni? Zbuloni gjërat që nuk duhet t’i bëni.

Nuk duhet të heshtni
Nuk ka rëndësi nëse jeni njohur në rrjete sociale, mes miqsh të përbashkët apo ai u përplas pa dashje me ju teksa po shihnit atë fustanin e bukur në vitrinë, në takimin e parë nuk mund të HESHTNI.
Mund ta nisni bisedën me pyetjet bazike ‘’Ç’kemi! Ç’thotë puna!’’, më pas të hapni një temë të përbashkët.
Mos flisni për ish-partnerin/partneren
Edhe pse do të donit të fshinit menjëherë të shkuarën, jini të sigurtë që do të vijë momenti kur do t’ju duhet të flisni për të, sigurisht jo që në takimin e parë.
Fshijeni emrin e tij,të saj gjatë atyre orëve dhe përqendrohuni tek personi që keni përballë. Ah se harruam, mos bëni gabimin t’i krahasoni dhe të thoni ‘’Edhe ish-im kishte të njëjtën këmishë si kjo’’ ose ‘’Kjo është pjata e preferuar e ish-të dashurës time’’.
Mos luani me telefonin
Fikni telefonin, ok mbajeni të ndezur deri në momentin që do të keni fiksuar vendin e takimit, më pas fikeni menjëherë.
Me siguri nuk do t’i rezistoni tundimit për të kontrolluar se ç’bëhet në Facebook ose Instagram ose të shkruani në ndonjë grup në WhatsApp si po shkojnë gjërat.
E dimë që bota ku jetoni vërvitet rreth teknologjisë dhe informacionit, por mund t’ia dilni pa smartfonin tuaj për disa orë.
Mos shkoni shpesh në tualet
Nervozizmi, paniku, njohja me një person të ri mund të shndërrohen në diçka stresuese dhe vajtja në tualet është një marifet që përdoret për marrjen në dorë të situatës.
Mirëpo nëse e bëni shpesh këtë gjë, mund të kthehet në bezdi kohë për tjetrin, i cili nuk ka ndërmend t’ju pres juve vetëm në tavolinë.