Ambulanca dhe salla operacioni të mbyllura, spitale pa infermierë dhe specialistë ose para pensionimit. Mungesa e mjekëve dhe stafit tjetër mjekësor tashmë ndjehet seriozisht në vendet e vogla.
Mjekët kanë paralajmëruar se problemi mund të bëhet edhe më serioz pas informacionit se Gjermania kërkon 17.000 punonjës të kujdesit shëndetësor në sektorin e kujdesit, edhe pse vende të lira ka edhe më shumë.

“Kolegët tanë të cilët shkuan në Gjermani thanë se kanë një pagë prej 3.000 euro që në fillim dhe menjëherë vlerësohet se kush në cilën sferë mund të pozicionohet ndërsa marrin edhe ftesë për specializim brenda një viti”, thotë Liljana Çollakova Dervishova nga Shoqata e mjekëve privatë.
Mjekët kërkojnë një Strategji Kombëtare për Planifikimin e Personelit në Sistemin e Kujdesit Shëndetësor.

“Një pjesë e madhe e të rinjve do të largohen nëse shteti nuk do të marrë masa”, thotë kardiokirurgu Zhan Mitrev.
Shoqata e mjekëve privatë thotë se nevojitet që të gjenden mënyra për të stimuluar mjekët.

Mungesën e mjekëve specialistë tashmë e ndjejnë qytetarët. Për disa kontrolle dhe regjistrime pritet edhe me muaj.