Porta e Brandenburgut, një nga simbolet më të mëdha të kryeqendrës së Berlinit, mbrëmë u vesh me ngjyrat e flamurit të Turqisë, si shenjë e solidaritetit pas sulmit të fundit terrorist në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Me vendim të autoriteteve të Berlinit, Porta e Brandenburgut të hënën u vesh me ngjyrat e flamurit të Republikës së Turqisë.

Kryeministri i krahinës së Berlinit Michael Müller përcolli mesazhe ngushëllimi me rastin e sulmit terrorist në Stamboll.

Gjatë sulmit terrorist në klubin e natës në Ortakoy, Stamboll, të kryer në natën e Vitit të Ri, humbën jetën 39 persona, ndërsa u plagosën më shumë se 60 të tjerë.