Gjermania e ka nisur mjaft mirë misionin e saj për të mbrojtur titullin kampion bote.

Skuadra e drejtuar nga Joachim Low arriti të fitojë me lehtësi 3-0 ndaj Norvegjisë e cila ishte inekzistente në fushën e lojës.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 16’ nga Muller i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe mposhti portierin norvegjez.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0 pasi talenti Kimmich realizoi një gol mjaft të bukur, duke dërguar skudrën e qetë drejt dhomave të zhveshjes.

Për të mbyllur serinë e golave mendoi sërish Muller i cili me dopietën e tij i dha fitoren e merituar Gjermanisë.

VIDEO