Gjermania i jep donacion tetë respirator Maqedonisë

Sot, ambasadorja gjermane Anke Holstein i dorëzoi tetë respirator të markës “dreger” ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, një donacion nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë për Ministrinë e Shëndetësisë në mbështetje të klinikave në Maqedoni. Vlera totale e këtij donacioni është 233 mijë euro, ndërsa u zbatuar përmes Agjencisë Federale Gjermane për Mbrojtjen Civile.

“Më vjen mirë që pajisjet mjekësore vijnë në kohën e duhur kur nevojitet ndihmë. Ky donacion është iniciuar nga Qeveria Federale gjatë Presidencës Gjermane të Këshillit të BE-së për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në ballafaqim me pandeminë e Covid-19. Duke pasur parasysh situatën aktuale, theksi kryesor i Presidencës sonë është ballafaqimi me pandeminë dhe pasojat e saj”, tha ambasadorja Holstein pasi dorëzoi donacionin në Klinikën për Sëmundjet Infektive në Shkup.

Këtu në rajonin e Ballkanit Perëndimor, tha ambasadorja, duam të tregojmë se partnerët tanë mund të mbështeten tek ne për të luftuar pandeminë.

“Gjermania deri më tani ka mbështetur rajonin me 15 milionë euro. Përveç kësaj, BE po ndihmon me 3.3 miliardë euro, në të cilat Gjermania kontribuon pothuajse një të tretën”, tha Holstein./Telegrafi/