Hamburgu ka shpenzuar 4.5 milionë Euro për pajisjet e reja anti-terror të efektivve të policisë pas frikës ndaj sulmeve xhihadiste.

Oficerë nga reparti i arrestit BFE kanë zbuluar në një konferencë për shtyp të zhvilluar në qytetin gjerman, armët e sulmit Haenel, helmetat mbrojtëse dhe parzmoret e reja të trupit.

Hamburgu ka blerë gjithashtu një autoblind Survivor 1 për personelin gjatë operacioneve anti-terror të policisë.

Survivor 1 mund të përballojë agjentët luftues biologjikë,nuklearë dhe kimikë, duke mbrojtur kështu oficerët brenda nga shpërthimet.

Sipas NDR.de, vendimi për të pajisur policinë vjen pas kërcënimit të paraqitur nga ISIS, dhe politikës së ndjekur nga kancelarja Merkel për hapjen e dyerve për emigrantët.