Qeveria e Gjermanisë ka pranuar sot zhvendosjen e bazës së saj ushtarake turke në Jordani, pas debateve diplomatike mes dy vendeve. Turqia ka refuzuar vazhdimisht lejimin e zyrtarëve gjermanë të vizitojnë bazën ushtarake ajrore të Incirlik ku janë të stacionuar rreth 260 ushtarë.

Kontingjenti gjerman ka dhënë mbështetje me fluturime zbulimi dhe furnizim me karburant të avionëve aleatë për operacionet e drejtuara nga SHBA kundër ISIS në Siri dhe Irak.