Ja përse ia dedikoj z. Ziadin Selës medaljen e fituar nga Kampionati Europian në Karate për Senior

“Njerëzit mund të shpallen heronj apo tradhëtar. Unë nuk e kuptoj politikën dhe nuk e preferoj të njejtën.
E njoh ndryshe Ziadinin, e njoh si personalitet i ngritur, familjar shembullor, patriot, i këndshëm në bashkëbisedim dhe me një humor të theksuar.
Në fund të vitit 2014, erdhi të më respekton në Ohër, ku për së afërmi ndoqi pjesëmarrjen time në kampionatin ballkanik.
Një vit më vonë, në cilësinë e kryetarit të komunës së Strugës, pranoi kërkesën time dhe participoi në turneun e Parisit. Gjithmon më motivonte për punën që bëja në sport.
Pas një intervenimi kirurgjikal në hundë, si pasojë e lëndimit në turneun e Stambollit, gjatë rehabilitimit në spitalin e Tetovës erdhi më vizitoi në dhomën e spitalit. Isha i “thyer” shpirtërisht, por Ziadini më ngushëlloi. Ndjeva që tek Ai buronte një energji pozitive dhe reflektonte tek tjerët.
Dy ditë para udhëtimit për në Turqi, vizitova Ziadinin në spitalin e Tetovës. Dukej në gjendje të vështirë fizike, por nuk ishte i “thyer” . Fitova bindjen se nuk ishte dorëzuar, me plot humor dhe energji. Më dëshiroi sukses në Europian.
Me këtë perceptim u nisa për ta sfiduar veten. Tash në vetvete “edhe unë nuk dorëzohem kurrë”.