Sipas Agjencisë së Punësimit, Gjevgjelia e ka nivelin më të ulët të papunësis dhe është 4.59%. Gjithsej ka 12.000 të punësuar, kurse numri i të pa punëve është 582, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Agjencia e lajmeve AIM citon Danica Gavrillovën nga Agjencia e punësimit të pohojë se prirja e rritjes së punësimit në këtë qytet vërtetohet me faktin se në fabrikat e konfeksionit, vreshtat e rrushit, kapacitetet e përpunimit dhe në pemëtari e perime, të punësuarit vijnë edhe nga komunat përreth.