Sëmundja e prostatës, është kthyer në një ndër shqetësimet më serioze për shëndetin e moshave të mëdha në ditët e sotme. Një pakujdesi e vogël, në mostrajtimin në kohë të kësaj sëmundjeje mund të çojë në pasoja fatale për jetën e pacientit. Kjo pasi mund të arrijë të shndërrohet nga një formë lehtë në një më të rëndë siç është sëmundja kanceroze e prostatës, që mbart dhe pasoja fatale për jetën. Kjo sëmundje, prek në masë burrat mbi 50 vjeç, por në raste të caktuara shfaqet dhe në mosha më të reja. Ndërkohë që pasojat saj janë të rënda sepse çojnë deri në vdekje si dhe shfaqin impotencën seksuale. Pra një në dy burra mbi të pesëdhjetat ka shqetësime prostate. Me problemet gjatë urinimit vjen ankthi: A është kjo normale? Kush apo çfarë më ndihmon tani? Ndaj “Tirana Observer” në suplementin e së shtunës jep përgjigjet për pyetjet më të rëndësishme. Si ta kuptoni që mund të sëmureni me prostatë dhe si ta kuroni atë.

***

Prostata

Prostata është një gjëndër e vogël që ndodhet poshtë fshikëzës dhe gjendet vetëm tek meshkujt. Një prostatë normale është sa madhësia e një arre.

Gjëndra e prostatës prodhon shumicën e lëngjeve, ajo çon në prodhimin e spermës. Ajo rrethon një tub të quajtur uretra mashkullore, e cila mbart urinën (nga fshikëza) dhe spermën (nga prostati dhe gjëndrat e tjera të seksit) përmes penis-it dhe jashtë trupit.

Ndryshimi i prostatës

Normalisht, prostata zmadhohet me rritjen e moshës së mashkullit. Rritja e prostatës varet nga hormonet seksuale (hormone seksuale) mashkullore (testosteron), i cili prodhohet në testikuj.

Rritja e prostatës mund të bllokojë uretrën (uretra mashkullore), çka mund të ndryshojë mënyrën e të urinuarit. Ky zmadhim është quajtur zmadhimi i prostatës beninj-e, por nuk është kancer.

Zmadhimi i prostatës beninj-e zakonisht fillon rreth uretrës, brenda prostatës. Ajo mund të shkaktojë simptoma, si:

-Rrjedhje të dobët urinar-e;

-Urinim të shpeshtë, veçanërisht gjatë natës;

-Një nevojë të menjëhershme për urinim;

-Vështirësi në fillimin e urinimit;

-Dhimbje gjatë urinimit.

-Gjëndra e prostatës është e lokalizuar afër nervave, qelizave të gjaku-t dhe muskujve që janë të nevojshme për të kontrolluar funksionin e fshikëzës dhe për të arritur ereksion-in.

***

Zgjerimi i prostatës

kanceri_prostatesÇfarë është zgjerimi i prostatës?

Prostata është një gjëndër e vogël e vendosur në mes të kockës pubik-e dhe rektumit që kontribuon në procesin e marrjes së lëngut seminal. Ajo rrethon uretrën (uretra mashkullore) në hapjen e fshikëzës urinar-e. Një problem i zakonshëm i prostatës është hiperplazi-a beninj-e prostatike (e njohur edhe si hipertrofi beninje prostatike) apo zgjerimi i prostatës. Kjo zakonisht ndodh në meshkujt rreth moshës 50 vjeçare. Kjo gjëndër sjell probleme gjatë urinim-it. Në disa raste, simptomat urinare janë të shkaktuara nga çrregullime të rënda të prostatës apo fshikëzës.

Cilat janë simptomat e zgjerimit të prostatës?

-Vështirësi në fillimin ose ndalimin e urinimit;

-Një rrjedhje të dobët urinare;

-Një nevojë e vazhdueshme dhe urgjente për urinim, veçanërisht gjatë natës;

-Një ndjenjë që fshikëza nuk është bosh edhe pas urinimit;

-Në disa raste, dhimbje barku të forta për shkak të mbajtjes së urinës.

Komplikacionet e zgjerimit të prostatës

Infeksion i fshikëzës – për shkak të qëndrimit të urinës pasi fshikëza nuk është plotësisht bosh;

Gurë në fshikëz;

Zgjerimi i prostatës ndikon në cilësinë e jetës për shkak të urinimit të vazhdueshëm gjatë natës dhe mosmbajtjes;

Shumë rrallë, për shkak të mbajtjes së urinës mund të shkaktohen probleme në funksionin e veshkave.

Çfarë e shkakton zgjerimin e prostatës?

Shkaqet e zgjerimit të prostatës akoma nuk dihen, por ndoshta janë të lidhura me moshën dhe me hormonet mashkullore.

Çfarë mund të bëni ju?

Konsultohuni menjëherë me doktorin kur simptomat shfaqen. Në veçanti, shkoni tek doktori nëse simptomat shkaktojnë stres, janë të lidhura me dhimbjet e barkut ose urina është e mbajtur. Në momentin që simptomat zhvillohen ata mbeten të vazhdueshme. Pa kujdesin mjekësor, gjendja mund të përkeqësohet dhe të shkaktojë stres.

Mundohuni që të shmangni ilaçet dhe substancat e tjera që përkeqësojnë gjendjen. Kjo mund të përfshijë alkool-in, ilaçet që janë përdorur për të trajtuar depresion-in ose sëmundjen e Parkinsonit (sëmundja Parkinson), disa ilaçe të zemrës, të kollës dhe të së ftohurës.

Këto këshilla vetëkujdesjeje mund të jenë përfituese:

-Shmangni lagështirën dhe temperaturat e ulëta;

-Mos e lejoni që fshikëza juaj të mbushet shumë plot. Urinoni sa më shpejt që ju vjen ndjesia për urinim;

-Mundohuni që të pushoni kur urinoni;

-Kur bëni rrugë të gjatë me makinë, bëni ndalime të shpeshta për të urinuar;

-Sapo të jetë e mundur, uluni në karrike të forta në vend të karrikeve të buta;

-Zvogëloni marrjen e kafes dhe alkoolit dhe shmangni sa më shumë që të jetë e mundur ushqimet pikante;

-Shmangni marrjen e lëngjeve kur shkoni për të fjetur;

-Reduktoni stresin;

-Mos pini cigare;

-Shmangni ilaçet e antihistaminikë-ve.

Çfarë mund të bëj doktori juaj

-Të përcaktojë shkakun e simptomave dhe çrregullimeve të sëmundjeve të tjera;

-Të bëjë një ekzaminim rektal digital (DRE) të prostatës;

-Të bëjë teste të gjaku-t dhe të urinës;

-Të bëjë një ekzaminim me ultratingull të veshkave dhe fshikëzës për mbajtjen e urinës;

-T’ju japë ilaçet e përshtatshme për të ndihmuar në relaksim-in e muskujve të fshikëzës;

-Të bëjë kirurgji për të liruar simptomat.

Trajtimi kirurgjikal

Më poshtë janë disa nga trajtimet kirurgjik-ale që trajtojnë këtë gjendje:

Zgjerim Tullumbace. Kjo bëhet nëpërmjet vendosjes së një tullumbaceje në penis përmes uretrës për në fshikëz. Tullumbacja më pas fryhet për tu shtrirë në ureter dhe për të lejuar urinën që të rrjedhë lirshëm.

Rezeksion transuretral i prostatës (RTUP). Në këtë procedurë, një tub i ngurtë vendoset në ureter dhe një lak metalik në fund të saj përdoret për të nxjerrë jashtë indet e tepërta prostatike. Ky është lloji më i zakonshëm i kirurgjisë së prostatës. Ai liron simptomat duke larguar indet e prostatës dhe duke zvogëluar presionin në ureter.

Incizion transuretral i prostatës (ITUP). Kjo procedurë gjithashtu liron presionin në ureter. Ajo mund të përdoret në rastet kur zgjerimi nuk është i theksuar.

Trajtimet invazive kirurgjikale minimale. Këto zakonisht përdorin disa lloje nxehtësish, siç është terapia me lazer, terapia mikrovalë ose trans-uretral-e, pra terapitë termik-e, për të zvogëluar masën e prostatës dhe në këtë mënyrë lirojnë presionin në ureter. Këto trajtime nuk janë të përshtatshme për të gjithë meshkujt me problemin e prostatës.

Prostatektomi e hapur. Prostatektomi aplikohet kur zgjerimi i prostatës është shumë i theksuar. Një prerje bëhet në zonën e barkut për të larguar pjesën e brendshme të prostatës.

Kirurgjia e prostatës mund të rezultojë në komplikacion-e siç është impotenca ose mbajtja e urinës, gjithashtu kjo është e rrallë për procedurat e zakonshme të përdorura, siç është RTUP. Flisni me doktorin ose kirurgun tuaj rreth rreziqeve të kirurgjisë.

***

zgjerimi porostatKanceri i prostatës: Shkaqet dhe simptomat

Ndërkohë që shkaqet e kancer-it të prostatës janë të panjohura, shanset e zhvillimit të kancerit të prostatës rriten:

-Me rritjen e moshës – ajo prek kryesisht meshkujt mbi moshën 65 vjeçare;

-Nëse babai ose vëllai juaj ka patur kancerin e prostatës;

-Nëse ju keni një histori familjare me kancerin e gjirit.

-Në 5-10% të meshkujve me kancerin e prostatës, historia mjekësore familjare mund të përcaktojë se ato kanë gjene të trashëguara që kontribuojnë në zhvillimin e kancerit.

Ju mund të keni një gjen të trashëguar të kancerit të prostatës, nëse ju keni:

-Të afërt të shumtë me kancerin e prostatës ose me kancerin e gjirit (nga ana e familjarëve të mamasë ose të babait).

-Meshkuj të rinj të afërt me kancerin e prostatës (nën moshën 50 vjeçare).

-Nëse jeni të shqetësuar rreth historisë familjare për kancerin e prostatës, ju mund të pyesni doktorin tuaj për t’ju referuar në një klinikë për kancerin ose tek një urolog për t’ju këshilluar në lidhje me testet e përshtatshme për ju dhe familjen tuaj.

Simptomat e kancerit të prostatës

Prostata në fazat e saj të fillimit shumë rrallë shkakton simptoma. Kjo ndodh për shkak se kanceri nuk është mjaftueshëm i madh për të vendosur presion mbi uretrën.

Nëse kanceri rritet dhe zhvillohet përtej prostatës (kanceri i avancuar), mund të shkaktojë:

-Dhimbje ose djegie gjatë urinim-it;

-Rritje të frekuencës ose vështirësi në urinim;

-Gjak në urinë;

-Dhimbje në shpinë ose në ije.

-Kanceri i avancuar i prostatës mund të ushtrojë presion mbi uretrën dhe të shkaktojë probleme urinar-e, por më pas ka shumë mundësi që të shkaktojë edhe probleme të tjera dhe simptoma serioze.

Këto simptoma janë të zakonshme ndaj gjendjeve të tjera dhe nuk mund të jenë shenjë e kancerit të avancuar të prostatës. Nëse ju jeni të shqetësuar rreth kancerit ose jeni duke përjetuar ndonjë nga këto simptoma, duhet të flisni me doktorin tuaj të përgjithshëm (GP).

***

Kanceri i prostatës: Diagnostikimi

Doktori do t’ju konfirmojë diagnozë-n pas disa testesh. Ju mund të bëni disa ose të gjitha testet e mëposhtme.

Antigjeni specifik i prostatës

Antigjen-i specifik i prostatës PSA (Prostate Antigen Specific) është një proteinë e përbërë nga të gjitha qelizat normale të prostatës dhe qelizat kanceroze të prostatës. Faktorë të tjerë gjithashtu mund të rrisin nivelin e PSA-së në gjak, duke përfshirë inflamacion-in në prostatë, zgjerimin e prostatës beninje ose kancer-in e prostatës.

Nivelet e PSA-së janë matur duke përdorur teste gjaku të rregullta. Për shkak se nivelet e PSA-së mund të jenë të ndryshueshme, është e zakonshme për doktorin tuaj për të përdorur rezultatet nga më shumë se një test gjaku.

Disa meshkuj me kancerin e prostatës kanë nivele normale të PSA-së dhe vetëm një në 3 meshkuj me nivele të larta të PSA-së ka kancer. Meqenëse ajo nuk është një test definitiv, testi PSA zakonisht është përdorur me teste të tjera për të diagnostikuar kancerin e prostatës.

Ekzaminimi digital rektal

Ekzaminimi digital rektal (DRE) përfshin vendosjen e dorës së mjekut në një dorezë e cila kalon në anus dhe ndjen muret e rektumit për gjëndra apo zgjerim të prostatës. Por ndërkohë që pjesa më e madhe e parregullsive të gjetura në këtë mënyrë nuk janë kancer, shumë kancera nuk arrijnë të identifikohen pasi nuk arrijnë që të preken. DRE mund të mos jetë e rehatshme, por rrallë është e dhimbshme.

Biopsia

Biopsi-a ka të bëjë me heqjen e një pjese të vogël të qelizave nga prostata për ekzaminim në një miskroskop. Kjo bëhet kur teste të PSA-së dhe DRE-së shfaqin anormalitete. Biopsia përcakton nëse ju keni kancerin e prostatës, sa anormal-e janë indet dhe sesa shpejt mund të zhvillohet kanceri.

Tregojini mjeku tuaj nëse ju jeni duke marrë ndonjë ilaç, duke përfshirë ilaçet bimore, përpara biopsisë në mënyrë që të reduktohet rreziku i problemeve.

Biopsia është bërë nën një mbikqyrje të ultratingujve. Një tub ultratingull-i, i quajtur ultratingulli transrektal (TRUS) kalon nëpër rektum. TRUS ka pothuajse masën e një gishti. Ai tregon formën e prostatës në ekran. Kjo pamje ndihmon dokorin për të vendosur një gjilpërë të hollë nëpërmjet tubit, nëpër rektum dhe më pas direkt në prostatë. Rreth 6-18 mostra indesh janë marrë nga pjesë të ndryshme të prostatës.

Pjesa më e madhe e biopsive janë bërë me disa forma anestezi-e. Ajo mund të jetë e parehatshme, pasi mund të ketë pak gjakrrjedhje. Juve do t’ju jepen antibiotikët për të zvogëluar mundësinë e infeksionit.

Testet e mëtejshme

Nëse biospia tregon se ju keni kancerin e prostatës, teste të tjera mund të bëhen për të treguar fazën e kancerit.

Testet e gjakut

Mostra gjaku mund të merren rregullisht për të monitoruar nivelet e PSA-së, kontrolloni shëndetin tuaj për të parë nëse kanceri i prostatës është shpërndarë.

Skanimi i kockave

Skanimi i kockave tregon nëse kanceri është përhapur nëpër kocka. Një sasi e vogël materiali radioaktiv është injektuar në vena. Pas një ose dy orësh ju do të keni një skanim të trupit.

Skanimi MRI

Një rezonancë magnetike (MRI) përdor valët dhe magnetizmin për të ndërtuar seksione pamjesh të trupit. Skanimi përfshin shtrirjen në një tavolinë ekzaminimi brenda një cilindri metali (një magnet i madh) që është i hapur në të dy fundet e saj. MRI ndonjëherë bëhet duke përdorur një tub të vendosur në rektum.

Nëse kanceri prostatës është i avancuar, MRI mund të ndihmojë nëse kanceri ndodhet brenda prostatës.

Boja injektohet në venat tuaja për një skanim CT ose MRI, që quhet një zgjidhje kontrasti dhe që përmban jod. Nëse ju jeni alergji-k ndaj jodit, bëjani të ditur personit që është duke ju bërë skanimin.

Skanimi TC

Tomografi e kompjuterizuar (TC) është një lloj procedure e rrezeve X. Ajo përdor rrezet X për të marrë pamje brenda trupit dhe të tregojë nëse kanceri ka avancuar në nyja limfatike të legenit dhe të barkut.

Një ngjyrë është injektuar në venë, ndoshta në krahun tënd, për të ndihmuar në marrjen e fotografive të skanimit sa më të qarta. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të nxehtë për disa minuta. Ju pastaj do të shtriheni në një tavolinë. Testi është pa dhimbje dhe merr rreth 10-30 minuta. Shumica e njerëzve janë në gjendje për të shkuar në shtëpitë e tyre pasi skanimi të ketë mbaruar.

***

Vitamina E rrit rrezikun e kancerit të prostatës

Suplementet e vitaminës E në mënyrë të konsiderueshme rrisin rrezikun e kancer-it të prostatës (prostata) ndërmjet meshkujve të shëndetshëm.

Një mbikqyrje e afërsisht 30,000 meshkujve mbi moshën 50 vjeçare, që morrën pjesë në studimin mbi parandalimin e kancerit, lidhur me përdorimin e seleniumit dhe vitaminës E, konkludoi se në mes 400 përdoruesve të vitaminës E kishte 11 raste më shumë të kancerit të prostatës krahasuar me marrjen e vitaminave të tjera.

Kjo mbikqyrje e realizuar në SHBA dhe Kanada u ndërpre që në fillim për shkak të mungesës së një efekti të përgjithshëm mbi kancerin e prostatës. Ekzaminimet e të dhënave treguan një rritje të rrezikut të kancerit me vitaminën E, ndërsa burrat ishin të ndarë rastësisht në një grup të marrjes vetëm të seleniumit, ose ato ishin në kombinim me vitaminën E dhe nuk kishin asnjë rritje rreziku.

***

Synetllëku mund të mbrojë kundër kancerit të prostatës

Rrethprerja (synetllëku) në fëmijëri ndikon në reduktimin e rrezikut të kancer-it të prostatës (prostata) tek meshkujt në 15%, sipas kërkimit të SHBA-së për debatimin mbi meritën e procedurës.

Autorët sugjerojnë që rrethprerja mund të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (STI-sexual transmitted infections) nëpërmjet kontaktit siç është HIV (human immunodeficiency virus), si dhe ul mundësinë e infeksionit dhe inflamacion-it në prostatë, gjë që mund të luajë një rol në shkaktimin e kancerit.

Studimi i tyre diagnostikoi 1700 meshkuj me kancerin e prostatës ndërmjet viteve 1993-1996 dhe 2002-2005, si dhe një numër të ngjashëm të kontrolleve të shëndetshme që nuk kishin patur kancerin e prostatës.

Pjesa më e madhe e meshkujve në grupin e kontrollit (që kishin patur kancerin e prostatës) ishin prerë (71.5%) krahasuar me meshkujt në grup që kishin patur kancerin e prostatës (68.8%).

Meshkujt e prerë përpara fillimit të aktivitetit të tyre seksual kishin një rrezik më të ulët ndaj të zhvilluarit të formave shumë dhe pak agresive të kancerit të prostatës.

Rrethprerja nuk është kryer pas ditës së marrëdhënies së parë seksuale në 3.9% tek njerëzit me kancerin e prostatës dhe 2.5% të kontrolleve.

Nuk kishte asnjë dallim në historinë e vetëraportuar të STI-ve në mes të dy grupeve, edhe pse autorët vunë në dukje se njerëzit mund të kenë pasur infeksione asimptomatik-e.

“Ne kemi gjetur një zvogëlim 15% në rrezikun relativ të kancerit të prostatës të meshkujve të bërë synet para marrëdhënies së parë seksuale të tyre, duke sugjeruar një mekanizëm biologjikisht bindës nëpërmjet të cilit mund të ulet rreziku”, thanë autorët.

Infeksionet ishin vlerësuar që të jenë shkaku i 17% të kancerave në të gjithë botën, thanë ata, dhe aty kishte edhe dëshmi në rritje për të mbështetur një rol për STI-të në origjinën e kancerit të prostatës.

Gabimet më të mëdha
1: Qëndrimi ulur në të ftohtë për kohë të gjatë. Asgjë tjetër nuk e dëmton prostatën më shumë sesa qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, temperaturat e ulëta dhe konsumi i lartë i alkoolit. Kështu nuk rritet vetëm rreziku për një infeksion të traktit urinar dhe për Prostatë, por edhe për bllokim të plotë të urinimit (anuri). Ngrohtësia, p. sh. një banjo me kamomil, përkundrazi është shumë qetësuese.
2: Të shtysh për më vonë nevojën për urinim. Kush e shtyn për më vonë nevojën për urinim tendos dhe irriton fshikëzën e urinës. Edhe ky gabim rrit rrezikun për një bllokim të plotë urinimi. Më mirë: Shkoni rregullisht në tualet dhe zbrazeni plotësisht fshikëzën e urinës.
3: Vizita e vonuar tek mjeku. Studime tregojnë se përafërsisht një në tre burra me shqetësime prostate trajtohet nga mjeku. Sa më herët të fillojë një terapi, aq më të mëdha janë shanset për të qetësuar shqetësimet dhe të shtyhet një operacion i mundshëm. Në rast se keni dhimbje në pjesën e fundit të barkut apo në vendndodhjen e veshkave duhet të konsultoheni menjëherë tek mjeku.

***

Ushqimet që luftojnë kancerin e prostatës

Një dietë e mirë për zemrën është gjithashtu e mirë për prostatën. Sot, kanceri i prostatës është i kurueshëm (sëmundja më e shpeshtë e seksit mashkullor, e dyta pas kancerit në mushkëri), në raste të tjera mund të ngadalësohet nëpërmjet disa ushqimeve.

Për të parandaluar në kohë kancerin në prostatë duhet të konsumoni këto super-ushqime:

Arrat braziliane

Janë një minierë seleniumi, një mineral thelbësor për shëndetin. Mjafton vetëm një sasi e vogël seleniumi për të siguruar antioksidantë të fuqishëm për të reduktuar rrezikun e kancerit në prostatë. Të konsumoni një grusht arrash vetëm dy herë në javë i keni kursyer vetes një rrezik të zhvillimit të një prej formave më vdekjeprurëse të kancerit.

Brokoli–është luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, përfshirë këtu kancerin e prostatës. Kjo për shkak të pranisë së fortë të antikancerogjenëve si sulforaphane, beta-karotene, selen dhe vitamina të tjera si-vitamina C, vitamina A dhe vitamina E, zink dhe kalium të cilat janë efikase kundër kancerit në prostatë. Studiuesit kanë zbuluar se të hahet brokoli më shumë se një herë në javë zvogëlohen gjasat e zhvillimit të fazës së III dhe IV të kancerit të prostatës deri 40 %.

Çaji jeshil– vepron si agjent antiviral. Nivelet antioksiduese në çajin e gjelbër janë 100 herë më efektive se sa Vitamina C. Përbërësit e çajit të gjelbër quhen catechins të cilët konsiderohen si më të efektshmit nga të gjithë antioksiduesit e tjerë dhe ul në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e kancerit në prostatë, sidomos kur pihen të paktën 3 gota çaj jeshil në ditë.

Kërpudhat– përveçse të shijshme kanë edhe efekte kurimi. Kërpudhat përmbajnë një antioksidant të fuqishëm që mbron qelizat e gjithë trupit. Kërpurdha e quajtur Maitake është në gjendje të kurojë kancerin në prostatë.

Shega- Është e pasur me antioksidantë të dobishëm për shëndetin e prostatës. Studimet tregojnë se shega mund të ngadalësojë prodhimin e qelizave të kancerit në prostatë. Nëse e konsideroni “sfidë” ngrënien e shegës atëherë konsumojeni atë në versionin lëng.

Farat e kungullit– Vaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës së rritur, sepse përmban antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene. Farat e kungullit ofrojnë përfitime unike për shëndetin dhe ka mijëra vjet që përdoren për qëllime mjekësore.

Salmoni- Acidet yndyrore Omega -3 janë një lëndë ushqyese e rëndësishme për shëndetin e prostatës dhe mënyra më e mirë për t’i marrë këto acide yndyrore është me salmon. Studimet kanë gjetur se acidet yndyrore omega – 3 në peshk parandalojnë zhvillimin e tumorit të prostatës. Studuesit rekomandojnë të kosnumohet salmon të paktën një herë në javë, sepse zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit edhe nëse ai është i predispozuar gjenetikisht.

Domatet – Prej kohësh, “mbretëresha” e kuzhinës është studiuar për vetitë kundër kancerit, mbi të gjitha për një nga përbërësit e saj, likopenin, antioksidantin më të fuqishëm. Një studim ka treguar se domatja është shumë efikase në parandalimin e tumorit të prostatë.

Hudhrat dhe qepët

Nuk mund të konsiderohen ushqime galante por ama janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori. Kush i ha këto ushqime me sasi të mëdha rrezikon që të sëmuret më pak. Dhe për ironi të fatit merita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë.

Po, djathit vegjetarian

Bën mirë për kolesterolin por dhe për prostatin. Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit. Një përbërës i sojës, genisteina ngadalëson ndjeshëm rritjen e tumorit. Kjo mund të shpjegojë dhe pse vendet orientale që kanë një dietë të pasur me sojë janë më pak të prekura nga ky lloj tumori.

Peshku dhe arrat

Duket se vitaminat kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga tumori i prostatit sidomos vitamina D e cila gjendet kryesisht në vajin e mëlçisë së merlucit dhe tonit, tek qumështi dhe tek vezët dhe vitamina E që gjendet tek frutat e thata dhe tek gruri.