Kabineti i fizikës në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, ka mungesë të madhe të aparateve të nevojshme për procesin mësimor në lëndën e fizikës.

Profesori i lëndës së fizikës në këtë gjimnaz, Muhamed Ibrahimi, thotë se shteti nuk di se si të stimulojë nxënësit ndaj shkencave natyrore dhe si pasojë nxënësit gjithnjë e më shumë ikin nga këto shkenca.

Këtë e vërteton edhe shefi i Institutit të Fizikës, Aleksandar Skeparovski i cili tregon për TV21, se numri i studentëve gjithnjë varijon kurse në vit, mesatarisht në institut regjistrohen rreth 20 nxënës.
Edhepse, Ministria e Arsimit , për vitin 2016-2017 vendosi programin e dhëniës së bursave në vlerë prej 18 mijë denarësh, në programet e fizikës, kimisë apo matematikës, megjithatë kjo nuk nxiti numër të madh studentësh të ndjekin studimet në këto shkencat./TV21