Pesë persona kanë marrë lëndime më të lehta trupore në katër nga gjithsej 14 aksidente trafiku gjatë natës së kaluar në Shkup. Në dhjetë aksidente janë shkaktuar dëme materiale.

Policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar 27 shoferë që kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, katër shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacioni, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe në semafor, si dhe 12 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shofer, gjegjësisht të paregjistruar. Janë dënuar edhe 50 automjete të parkuar në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 59 automjete.