Gjatë muajve të fundit kemi parë shumë yje, modele dhe persona të modës duke i mbathur një palë këpucë interesante.

Si komode dhe të bukura që janë, këpucët në fjalë shumë shpejt janë shndërruar në trend të motit të ftohtë, transmeton Telegrafi.

Bella Hadid, Sofia Richie, dhe Taylor Swift janë vetëm disa nga yjet që janë parë duke i mbathur këpucët e quajtura ‘Combat Boots 2.0’, të cilat e kanë një take të fortë dhe të gjatë.

E mira e këtyre këpucëve është se përshtaten me të gjitha pantallonat, me xhinset e ngushta dhe të gjera, si dhe me tërë xhemperët.

Prandaj, nëse jeni duke kërkuar një palë këpucë të reja dimri, konsideroni këpucët ‘Combat Boots 2.0’.