Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Laert Haxhiut, Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit, të akuzuar për ngjarjen e 11 tetorit 2017 në Lushnjë, ku u vranë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha dhe u plagos Marjus Xhepexhiun e Bujar Turku.

Shënjestër e atentatit ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, ish-drejtuesit te bandës së Lushnjës i cili atë ditë ishte bashkë me shokët e tij, por u largua 10 minuta më parë para se të krisnin të shtënat. Haxhiu, Bilbili dhe Kaloshi do të gjykohen për disa vepra penale mes te cilave, “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Pikërisht vetëm 4 vite më vonë Policia zbardhi ngjarjen e plotë dhe mundi të ekzekutojë masat e arrestit me burg për 3 autorët. Për ta tashmë verdiktin final do e ndërmarrë GJKKO.