Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (23.05.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 228 masa, nga të cilat 28 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 24 masa për drejtim automjeti pa patentë shofer, 16 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë shqiptuar 24 sanksione për mospasje të patentë shoferit, 10 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre masa për shofer fillestar, 47 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletës.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.