Baballarët dhe nënat që duan të publikojnë fotot e fëmijëve minorenë në “Facebook”, “Twitter”, “Instagram” dhe platforma të tjera sociale jo vetëm që do të detyrohen të heqin fotot por edhe duhet të paguajnë gjobë. Bëhet fjalë për një gjobë prej 10 mijë eurosh, që e ka vendosur gjykata e Romës me një vendim të 23 dhjetorit 2017.

Këtë lojë e ka hapur rasti i një djali 16-vjeçar që kërkoi mbrojtje kundër nënës së tij, e cila postonte foto dhe komente për të në web, raporton tgcom.

Bëhet fjalë për një precedent unik në Itali për mbrojtjen e minorenëve, edhe pse janë shumë vendime që kanë detyruar prindërit të çaktivizojnë profilet sociale të fëmijëve ose të heqin fotot e publikuara në faqet e tyre, fenomeni vazhdon të jet në rritje.

Dhe, përveç kësaj në vendimin e gjykatës së Romës, dispozitat që rregullojnë menaxhimin e imazhit të të miturve hyjnë gjithashtu në kushtet e ndarjes dhe të divorcit.

Referenca ligjore që çoi në këtë vendim është në nenin 96 të ligjit mbi të drejtën e autorit, i cili parashikon që portreti i një personi nuk mund të ekspozohet pa pëlqimin e tij, përveç përjashtimeve. Për të mos përmendur që të miturit gëzojnë mbrojtje më të madhe të dhënë nga Neni 16 i Konventës së 1989 për të drejtat e fëmijës.