Dje në orën 19.15 minuta në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë është lajmëruar gjuajtje me armë në shatin Saraqinë në Tetovë.

Nga ana e zyrtarëve policor nga Reparti i Policisë në Grupcin, është kontrolluar vendi i ngjarjes ku është konstatuar se në shtëpinë e Z.T.(24) gjatë një dasme është gjuajtur me armë pa leje.

Kontroll është kryer nga ana e ekipit të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë dhe janë gjetur e ngritur tetë gëzhoja 9mm.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.