Memedali Jusufi & Selim Iljazi

Qeveria e Maqedonisë duhet të formohet sa më shpejtë që është e mundur përshkak të prioriteteve që e presin viz a vi qytetarëve .Krijimi i institucioneve të qëndrueshme efektive, sikurse zhvillimi ekonomik është prioritet mbi prioritetet.
Tensionet reth formimit të qeverisë së re dhe lënja nën hije e preukupimeve tjera është reflektuarë permes gjuhes së urrjetjes që diteve të fundit kanë pushtuar mediumet në Maqedoni.

Duke nisur që nga kleriku, duke vazhduar me gazetarin kontravers LLatas dhe deri te krerët partiak. Nesë kjo gjuhë nuk sanksionohet sa më shpejtë që është e mundur , Maqedonia rezikon një destabilitet të pashmangshëm. Gjuha e urrejtjes është e rëndë dhe lë hapsirë që prokurori publik të zgjohet nga gjumi dhe këtë problematikë ta shohë edhe përms proceseve gjyqësore-thotë gazetari Lulzim Haziri i cili fletë edhe në cilsinë e antarit që ka pasur përvoj në komisionin për mbikqyrjen e mediave. Sipas tij Maqedonia si shtet multikulturorë duhet ti jap shumë rëndësi gjuhës së urrejtjes pasi kjo gjuhë në një ambientë të tillë ku ka bashkësi të ndryshme etnike, fetare dhe gjuhësore ka peshë çdo fjalë që thuhet nga ana e njerzve publik dhe në media.

Sipas gazetarit Haziri Maqedonia një kohë të gjatë është duke injoruar këtë ligj dhe është koha e fundit që gjuha e urrejtjes të sanksionohet dhe të ketë epilogje të saja gjyqësore.

 Ndërkoh kryeredaktori i të përditshmës lajm Isen Saliu thotë se gjuha e Gruevskit është gjuhë për mbijetesë politike “Kam përshtypje se çështjes së mbijetesës së vetë jo vetëm në pushtet, por në skenën politike, Gruevski po mundohet t’i japë kontekst të çështjes kombëtare maqedonase. Megjithatë porositë e tij nuk do të kene efekt luftënxitës, por vetëm efekt politik para zgjedhjeve lokale, në të cilat VMRO-DPMNE frikohet se mund të shënojë rezultat më të dobët karshi konkurentit të vet, se në zgjedhjet parlamentare.

Piramida e Nikolla Gruevskit, e një diktature e ndërtuar me pasione të tmerrshme dhune, gjaku e krimi ka rënë, por flukset e saj ende vërtiten pa fije turpi dhe ngrehin kokën nga mbeturinat e trishta, duke i mohuar krimet. Mosnjohja e krimit dhe mospendimi për krimet është dyfishim i krimeve. Dhe shtrohet dilemma a eshte koha e fundit që krimit ti veme nje epilog gjyqësor- thonë gazetarët e lartpërmendur.Nga ana tjetër sociologu Ali Pajazite duke komentuare gjuhë që përdorën klerikët fetarë në Maqedoni thotë se kjo gjuhë mbeshtetet edhe në kushtetutën e Maqedonise: Kushtetuta e RM-së me nenin 19 bën një diskriminim të hapur duke e avancuar Kishën Ortodokse Maqedonase, duke i dhënë asaj prioritet ndaj bashkësive të tjera fetare në këtë vend. Kjo gjendje shkakton një stres institucional, një ngërç psikologjik i të qenët gjithnjë numër dy ose tjetri religjioz, duke i garantuar një komuniteti fetar zyrtar epërsinë dhe afërsinë me shtetin, duke e bërë atë si fe zyrtare, gjë që vërtetohet edhe nga raportet e ndryshme ndërkombëtare por edhe nga vëzhguesit dhe hulumtuesit e ndryshëm- thote sociologu i religjionit Ali Pajaziti , ai me tej shton “edhe profesorja Mirjana Najçevska, ish kryetare e Komitetit të Helsinkut për të drejtat e njeriut dhe aktiviste civile, thotë se shteti shpesh dhe drejtpërdrejtë përzihet në çështje fetare dhe duke folur për mbrojtjen e interesave nacionale vendos Kishën Ortodokse të Maqedonisë – Arqipeshkvinë e Ohrit në një pozitë të veçantë, duke ndikuar në mënyrë direkte në prishjen e karakterit shekular të vendit. Në realitet kjo është e dënueshme për gjithë botën e qytetëruar thonë të intervistuarit tanë.