Zyrtarizimi i gjuhës shqipe është një prej çështjeve që u aktualizuan edhe në këtë periudhë parazgjedhore. Madje, partia shqiptare në pushtet, BDI sërish betohet që do ta bëjë këtë gjuhë zyrtare në Maqedoni.
Në fakt, Kushtetuta dhe ligjet parashohin që pos gjuhës maqedonase gjuhë zyrtare është edhe gjuha të cilën e flasin së paku 20% e popullsisë së RM-së. Rrjedhimisht gjuha shqipe është zyrtare. Por kjo dispozitë është shpërfillur në praktikën e deritanishme