Prezenca e agjentit serb Goran Zhivaleviq në Kuvend gjatë dhunës më 27 prill është kërcënim më i madh i sigurisë dhe karakterit unitar të shtetit se sa Deklarata e cila në opinion u bë e njohur si ‘Platformë e Tiranës”, vlerëson magjistri i shkencave të sigurisë Lubomir Gjurçevski.

Në lidhje me këtë që ndodhi me prezencën e një të punësuari nga ambasada Serbe, Zhivaljeviqi, tashmë këtu bëhet fjalë për ndërhyrje direkte në punët e brendshme të Maqedonisë nga ana e një të punësuari në përfaqësinë diplomatike të një shteti të huaj, me vetë atë që është prezent në një vend në të cilin kryhen vepra penale- tha Lubomir Gjurçevski, magjistër i shkencave të sigurisë.

Ish kryeshefi i policisë Lubomir Gjurçevski është i qëndrimit se Zhivaljeviqi duhet të depërtohet nga vendi jonë. Maqedonia është dashur të tregohet më e ashpër.

Maqedonia, së paku nga kjo që e dëgjuam dhe e pamë deri më tani, nuk ka reagim adekuat për veprën e kryer penale të Zhivaljeviqit, përkatësisht dërgimin e një note adekuate në Republikën e Serbisë që ajo vetë ta tërheqë Zhivaljeviqin nga përfaqësia diplomatike ose Maqedonia ta shpallë atë person të padëshiruar- shtoi Lubomir Gjurçevski.

Goran Zhivaljeviq natën e 27 prillit ishte pjesë e turmës që hynë në Kuvend. Kamerat e sigurisë treguan se dyert e Kuvendit i hapin deputetë të VMRO-DPMNE-së, më saktë Sasho Vasilevski dhe Kërsto Mukoski. Prokuroria sot informoi se e kanë pranuar raportimin e policisë me të cilin i identifikojnë deputetët që mundësuan protestuesit e dhunshëm pa pengesë të rrahin deputetë. Thirrjet tek ata do të dërgohen të hënën. Përveç Vasilevskit dhe Mukoskit, incizimet tregojnë se Johan Tarçulovski iu tregon protestuesve se si të arrijnë më shpejtë deri tek salla e konferencës ku ishin një pjesë e deputetëve të shumicës së re parlamentare. Në video paraqiten edhe deputetët Ilija Dimovski dhe Lupço Dimovski.