Gjuriç: Simiçi është përfaqësuesi legjitim i serbëve në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha sot se për Serbinë, Slavko Simiç është përfaqësuesi legjitim i zgjedhur nga populli serb në Kosovë.

“Republika e Serbisë, qeveria, qëndrojnë fuqishëm pas popullit tonë në Kosovë. Përfaqësuesit legjitimë të zgjedhur nga populli serb në Kosovë janë përfaqësuesit e Listës Serbe, ndërsa përfaqësues i Listës Serbe në Kosovë është Slavko Simiç”, ka thënë Gjuriç për “Tanjug”.

Kujtojmë se edhe zëvendëskryeministri i Kosovës nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviç, ka bërë me dije se Aleksandar Jabllanoviç nuk e ka përkrahjen e përfaqësuesve serbë.

“Jablanoviç nuk është dhe nuk do të jetë kryetar i Listës Serbe. Kjo dëshmon se ai ka pranuar të bëhet instrument në duart e politikanëve të Kosovës dhe punon kundër interesave serbe”, ka thënë ai.

Sipas Stojanoviçit, serbët kanë treguar si të sillen ndaj njerëzve që tradhtojnë interesat e tyre dhe se ata i dënojnë sjelljet e tilla.

Deputetë e Listës Serbe takohen sot në Prishtinë për të diskutuar e për të vendosur nëse Aleksandër Jablanoviç.