Ish-lideri ushtarak serbo-boshnjak Ratko Mladic, i cili pret vendimin për akuzat e geniocidit dhe të krimeve të luftës për rolin e tij në luftën e Bosnies, ka depozituar dje në gjykatën e OKB një apel për lirim për arsye mjekësore.

Grupi i mbrojtjes së Mladiç ka kërkuar lirimin provizor të ish-gjeneralit, duke argumentuar se ka pësuar disa goditje ishemie gjatë viteve në arrati, para kapjes në Serbi në 2010.

Ata insistojnë se ai mund të marrë trajtimin e duhur në Rusi, e cila ka dhënë garancitë përkatëse për kthimin e ish-gjeneralit nëse kërkohet nga prokurorët.

Në fillim të këtij muaji gjykata e OKB refuzoi një kërkesë për lirim të përkohshëm, duke thënë se nuk i besonte premtimit të tij për kthim të vullnetshëm pas trajtimit mjekësor. Gjykata tha se gjithashtu nuk ishte dakord se i burgosuri nuk kishte marrë trajtimin e duhur mjekësor në Hagë. Vendimi për akuzat e Mlladiç pritet të jepet në nëntor.