Brenda 8 ditëve, Gjykata Penale është e obliguar të caktojë seancë për dy akuzat e para ku dje i raportoi me procedurë të shkurtuar Prokuroria Speciale

Ata janë dorëzuar në një procedurë të shkurtuar. Afati i caktimit është 8 ditë. Gjykata menjëherë mund ta caktojë, dhe ne jemi të gatshëm për gjykim’, tha sot Prokurorja speciale publike, Katica Janeva.

PSP dje ka njoftuar për dy akuza të para të reja. Në akuzën e parë bëhet fjalë për shkatërrimin e provave dhe pajisjeve të cilat janë të akuzuar 7 persona, ndërsa e dyta ka të bëjë me sulmin e komunës Qendër, ku akuzohen 14 persona. /Telegrafi