Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ka hedhur poshtë iniciativën e dytë lidhur me shfuqizimin e testit ekstern, informon Zhurnal ndërkohë që nga atje sqarojnë se kjo nismë është e vjetër.

Ndërkohë që si bazë për shfuqizimin e këtij testimi iniciatorët e saj kanë thënë se që nga organizimi, puna dhe kontrolli i testimit nuk është në nivel të duhur andaj dhe gjykata duhet të shfuqizojë atë.

Në anën tjetër njejtë si kjo iniciativë edhe në dhjetor të vitit të kaluar kjo gjykatë hodhi poshtë nismën e disa profesorëve nga Manastiri.